Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se homologu i tij amerikan, Joe Biden i ka premtuar se Kongresi Amerikan do të miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-16 Ankarasë pasi parlamentit turk të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Biden tha se, pasi parlamenti turk të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, unë do ta miratoj shitjen e avionëve F-16 përmes Kongresit”, tha Erdogan duke folur me gazetarët ndërsa kthehej në Turqi pas një vizite në Budapest, shkruan ATSH.
“Ka premtime që Suedia na bëri në Vilnius gjatë samitit të NATO-s në korrik. Ne presim që këto premtime të mbahen dhe do ta ndjekim çështjen nga afër”, theksoi presidenti turk.