7 milionë pasagjerë udhëtuan gjatë vitit 2023 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
“Një fakt sa një mijë fjalë”, u shpreh kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau statistikat në rrjetet sociale.
Ky është një rekord historik i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me 35 % më shumë pasagjerë se vitin e kaluar.
Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi dje nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore “Wizz Air”, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit.
Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit, shkruan ATSH.
Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.