Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj përmes reagpn ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur si rezultat të fundvitit bashkimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në Këshillin e Arkitektëve të Evropës, përcjell InLajmi.
Hoxhaj, ka thënë se kjo është meritë e vetë arkitektëve dhe jo meritë e politikës kosovare, duke shtuar se Kosova këtë vit e përmbylli pa asnjë rezultat.
Ish ministri i jashtëm i Kosovës kritikon qeverin Kurti se çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare ai përmend vetëmeritat arkitektëve dhe jo të politikës.
Tutje ai shton se gjendemi në një mjerim politik.
Postimi i plotë i tj:
Çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës! Kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik! /InLajmi/