Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Serbi.
Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime ishte 55.9% e qytetarëve me të drejtë vote.
Pjesëmarrja në votime është më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme të Prillit 2022, shkruan Sinjali.
Përndryshe sot shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit kanë garuar me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare Lugina e Bashkuar”.