Ndonëse Shqipëria njihet për vendet e bukura turistike bregdetare, gjatë dimrit mjaft të preferuara janë edhe ato malore të cilat kanë atraksione të shumta natyrore, të cilat shpesh i reklamon edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përcjell InLajmi.
Rama shprehet se në këtë periudhë fundviti, Kolonja ofron një atmosferë magjike dhe është gati për të mirpritur vizitorët.
Ky vend ka tërhequr vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj jo vetëm nëpërmjet bukurive natyrore, por edhe nëpërmjet ushqimeve tradicionale, bujtinave karakteristike si edhe investimet e shumta në infrastrukturë.