Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili tha se draft-statuti i Asociacionit është ndarje e brendshme e Kosovës.
Ajo iu ka referuar Hazirit si “baba i decentralizimit” që sipas saj filloi ndarjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Babai i decentralizimit na del i shqetësuar sot me ndarjen e Kosovës. Por, ajo që ky vet e ka nisur shumë vite më herët nuk do të ndodhë asnjëherë”, ka shkruar deputetja në Facebook.