Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar 16 dhjetorin
1922 Presidenti i Polonisë Gabriel Narutowicz vritet, nga Eligiusz Niewiadomski në Galerinë Zacheta në Varshavës. Gjatë zgjedhjeve në 1922, Narutoëicz u mbështet nga e majta e qendrës, dhe nga pakicat kombëtare, por fitoi kritika të ashpra nga demokratët e krahut të djathtë. Pas vetëm pesë ditësh në detyrë ai u vra nga Eligiusz Niewiadomski ndërsa shikonte pikturat në Galerinë e Arteve.
1937 Theodore Cole dhe Ralph Roe përpiqen të arratisen nëpërmjet notit nga burgu federal Amerikan në ishullin Alcatraz në San Francisco. Megjithëse zyrtarët ishin të shpejtë për të konkluduar se ata u zhdukën në përpjekje, eshtrat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe fati i tyre mbetet i panjohur, duke e bërë incidentin të parin që shkatërroi reputacionin e Alcatraz si një burg i sigurisë së lartë.
1950 Gjatë Luftës në Kore, Presidenti i SHBA Harry S. Truman shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, pasi trupat kineze hyjnë në luftë në mbështetje të aleatëve të tyre, komuniste. Lufta filloi më 25 qershor 1950 kur Koreja e Veriut pushtoi Korenë e Jugut, pas një seri përleshjesh përgjatë kufirit. Ushtria e SHBA-së ndërhyri, për të mbrojtur aleatin e saj koreano-jugor.
1971 Mbretëria e Bashkuar njeh pavarësinë e Bahreinit, i cili përkujtohet çdo vit si Dita Kombëtare e këtij vëndi. Sot Bahrain-i, është një nga shtetet, me nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe social, në Gadishullin Arabik. Kryeqyteti i tij u zgjodh Manama. Ndërsa forma e qeverisjes u la Sulltanati.
1985 Paul Castellano dhe Thomas Bilotti ekzekutohen, me urdhër të John Gotti-t, i cili merr përsipër udhëheqjen e familjes së krimit Gambino të New York-ut. Të 2 ata u qëlluan gjatë një prite, nga një skuadër vrasësish, të cilët u vëzhguan në distancë nga Gotti. Ekzekutimi i tyre ndodhi në ambjentet e jashtme të një restoranti italian.
1989 Vdes në Madrid, në moshën 59 vjeçare, Silvana Mangano. Mangano, ishte një aktore italiane. E rritur në varfëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mangano u trainua si balerinë dhe punoi si modele para se të fitonte Miss Roma në 1946. Kjo çoi në nisjen e karrierës kinematografike. Ajo arriti sukses të dukshëm në Bitter Rice dhe vazhdoi të aktrojë për gati katër dekada të tjera.
1991 Kazakistani shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Nursultan Nazarbayev, u zgjodh si Presidenti i parë i tij. Ai u karakterizua si një lider autoritar, dhe qeveria e tij u akuzua për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë shtypjen dhe censurimin e mediave. Ndërsa kryeqytet u zgjodh Astana.
1997 Lind në Solna, Zara Larsson. Larsson, është një këngëtare dhe kantautore suedeze. Në moshën 10 vjeç, ajo arriti famën kombëtare në Suedi për fitimin e sezonit 2008 të talent show Talang, versioni suedez i Got Britanik i TV Britanik. Në vitin 2016, ajo performoi në ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes për UEFA Euro në Francë.