• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

10 vendet e harruara nga njerzimi

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
16 December 2023
në Kuriozitete
0 0
0
10 vendet e harruara nga njerzimi
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Habitatet natyrore dhe kafshët e egra janë shpesh nën kërcënimin e aktiviteteve njerëzore. Mirëpo hulumtimet, së fundmi, tregojnë se me kalimin e kohës, hapësirat e dëmtuara apo speciet e rrezikuara, mund të rikthehen.

Në të gjithë botën, nga rrënojat e tempujve e deri tek ish-zonat e luftës, ka shembuj të mrekullueshëm se si natyra rikuperohet sapo njerëzit largohen. Po rendisim më poshtë 10 raste të tilla.

Ta Prohm, Kamboxhia

Ky tempull ndodhet në lindje të Angkor Thom, një kryeqytet i lashtë i Perandorisë Kmere. I ndërtuar në fund të shekullit të 12-të si një manastir budist, mbi 12.500 njerëz jetonin përreth dhe i shërbenin tempullit. Tempulli dhe zonat pyjore u braktisën tre shekuj më vonë, kur mbreti largoi kryeqytetin e perandorisë nga Angkor.

Që atëherë, kjo zonë ka mbetur kryesisht e paprekur, duke lejuar që pemët të rriten në të gjithë kompleksin, ku më të famshmet janë pemët banyan dhe fiku gjigant, rrënjët e të cilëve mbështjellin muret e tempullit.

Houtouwan, ishulli Shengshan, Kinë

Dikur ishulli strehonte një popullsi prej mbi 3.000 banorësh, por vendndodhja e largët, e bëri të vështirë qasjen në arsim, punë dhe ushqim. Njerëzit filluan të shpërnguleshin në vitet 1990 dhe deri në vitin 2002, fshati u braktis plotësisht.

Dikur një fshat peshkimi, Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Zhoushan, tani duket si një qytet fantazmë post-apokaliptik. Dekada të tëra mospërdorimi i kanë lejuar natyrës të rimarrë tokën, me bimë të gjelbra kacavjerrëse që mbulojnë gjithçka që kishte mbetur pas.

Lugina Mangapurua, Zelanda e Re

Pas Luftës së Parë Botërore, toka në Luginën Mangapurua në ishullin verior të Zelandës së Re, iu ofrua ushtarëve që ktheheshin nga shërbimi ushtarak. Por largësia e luginës dhe tokat e varfra bujqësore bënë që nga mesi i viteve 1940, zona të braktisej plotësisht, duke lejuar që pylli të rritej përsëri dhe kafshët të ktheheshin.

Anija Yongala, Australi

Pas më shumë se një shekulli në fund të detit, anija më e madhe dhe më e paprekur e Australisë, SS Yongala, është bërë një ekosistem, duke siguruar një habitat për disa nga faunat më madhështore të oqeanit.

Në vitin 1911, një vit përpara se Titaniku të lundronte, cikloni Yasi fundosi anijen Yongala në parkun detar të Great Barrier Reef, duke bërë që të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të humbnin në det. Sot, mbetjet e rrënojave janë të mbuluara nga koralet shumëngjyrëshe dhe janë shtëpia e qindra specieve të ndryshme.

Ilha da Queimada Grande, Brazil

I vendosur në brigjet e Sao Paulos në Brazilin juglindor është një ishull i rrethuar nga shkëmbinj dhe i mbuluar nga pyje tropikale dhe kullota. Edhe pse e vogël, Ilha da Queimada Grande, është shtëpia e 2.000 gjarpërinjve me kokë të artë.

Në fillim të shekullit të 20-të, ishulli banohej, por u braktis në vitet 1920. Sot, është në pronësi të qeverisë braziliane dhe është një zonë e mbrojtur. Për të ruajtur ekosistemin e tij, është e paligjshme të vizitosh ishullin pa leje.

Zona e demilitarizuar, Kore

Shtatëdhjetë vjet që nga fundi i Luftës Koreane, zona e çmilitarizuar që ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut, ka mbetur një tokë e askujt. Mungesa e ndërhyrjes njerëzore ka lejuar që toka të bëhet dalëngadalë një strehë e kafshëve të egra. Zona tani është një shtëpi e lulëzuar e mbi 6.000 specieve bimore dhe shtazore.

Fshati Al Madam, Emiratet e Bashkuara Arabe

I vendosur 70 kilometra nga qyteti i Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Madam është një vend fantazmë, i cili vitet e fundit është kthyer në një atraksion turistik. Fshati u braktis me nxitim, duke lënë pas vendbanimet që tani po rikuperohen nga shkretëtira.

Pjesa më e madhe e historisë së tij është e mbuluar me mister. Fshati u ndërtua në vitet 1970, si pjesë e një projekti strehimi publik për njerëzit beduinë, megjithatë nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare se pse fshati u braktis.

Fukushima, Japoni

Tërmeti i madh i Japonisë Lindore dhe cunami pasues në vitin 2011 shkaktuan katastrofën e dytë më të rëndë bërthamore në botë në termocentralin Fukushima në Japoninë veriore. Në ditët në vijim, më shumë se 150.000 banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Që atëherë, shumë zona mbetën të boshatisura dhe natyra sigurisht pushtoi ndërtesa dhe rrugë të tëra.

Kilda, Skoci

Nga shkëmbinjtë gjigantë dhe pirgjet e jashtëzakonshme të detit deri te ujërat e pastra dhe shpellat e zhytura në ujë, arkipelagu i ishullit St. Kilda është një bukuri natyrore mbresëlënëse. Në vitin 1930, pas mungesës së ushqimit, kujdesit mjekësor dhe një popullsie në pakësim, 36 banorët e mbetur të ishullit kërkuan të zhvendoseshin, duke e lënë vendin bosh. Pa aktivitet njerëzor, Shën Kilda është bërë një pikë e nxehtë e kafshëve të egra dhe një vend me interes ekologjik, shtëpia e gati 1 milion zogjve të detit, shkruan A2CNN.

Stack Rock Fort, Uells

E ndërtuar në vitet 1850 për t’u mbrojtur kundër një pushtimi nga deti, Stack Rock Fort fillimisht strehonte armë dhe ushtarë, por përdorimi i saj u zbeh me kalimin e viteve. Gjatë Luftës së Parë Botërore, vendi drejtohej nga një numër i vogël ushtarësh dhe përfundimisht u çarmatos në vitin 1929. E paprekur për gati 100 vjet, kalaja nisi të rikuperohej ngadalë nga flora dhe fauna.

Tags: NatyraNjerëzimiVendet
Postimi i mëparshëm

Maqedonia mbetet pa mjekë amë

Postimi tjetër

Shumica e amerikanëve nuk duan një përsëritje të sfidës mes Biden e Trump për Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme Postime

Mijëra gjurmë dinosaurësh 210 milionë vjeçare u zbuluan në një mal në Itali
Kuriozitete

Mijëra gjurmë dinosaurësh 210 milionë vjeçare u zbuluan në një mal në Itali

16 December 2025
Shoferi i autobusit nga Teksasi shpallet më i vjetri në botë, 95 vjeç
Kuriozitete

Shoferi i autobusit nga Teksasi shpallet më i vjetri në botë, 95 vjeç

25 November 2025
VIDEO / Një motoçiklist kërcen në mes të dy rimorkiove në lëvizje të kamionëve
Kuriozitete

VIDEO / Një motoçiklist kërcen në mes të dy rimorkiove në lëvizje të kamionëve

20 November 2025
Çifti largohet nga shtëpia me qira për të jetuar në një kontejner transporti – gjatë këtij procesi kursyen 400,000 dollarë
Kuriozitete

Çifti largohet nga shtëpia me qira për të jetuar në një kontejner transporti – gjatë këtij procesi kursyen 400,000 dollarë

4 November 2025
A e dinit se kafshët shtëpiake marrin karakterin e vetë pronarit? Ja si
Kuriozitete

A e dinit se kafshët shtëpiake marrin karakterin e vetë pronarit? Ja si

28 October 2025
A e dini që macet mund të flenë deri në 16 orë në ditë?
Kuriozitete

A e dini që macet mund të flenë deri në 16 orë në ditë?

27 October 2025
Postimi tjetër
Shumica e amerikanëve nuk duan një përsëritje të sfidës mes Biden e Trump për Shtëpinë e Bardhë

Shumica e amerikanëve nuk duan një përsëritje të sfidës mes Biden e Trump për Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg”, Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu