Ish-presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca është dënuar me përjashtim përjetësisht nga futbolli turk, pasi sulmoi fizikisht gjyqtarin e Superligës turke, Halil Umut Meler.
Koca është i arrestuar së bashku me disa persona tjerë, që sulmuan gjyqtarin Melet, pas ndeshjes Ankaragucu – Rizespor, njoftojnë mediat turke.
Përveç përjashtimit, ish-kreu i klubit turk do të paguajë edhe 54 mijë dollarë, ndërkaq Ankaragucu do të luajë pesë ndeshjet e ardhshme pa tifozë.
Pas sulmit ndaj gjyqtarit, të gjitha ndeshjet e futbollit turk janë pezulluar, ndërsa u raportua se edhe gjyqtarët e Superligës dhe VAR-it dhanë dorëheqje, shkruan Lajmi.net
Ankaragucu zë pozitën e 11-të të Superligës së Turqisë me 18 pikë, tri vende pas Rizesporit që ka 22 pikë nga 15 ndeshje.