Këshilltarja e kryeministrit për Preshevën, Ardita Sinani përshëndet vendimin e Qeverisë për ndarjen e 3 milionë eurove për Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin nga buxheti 2024 i Kosovës, përcjell InLajmi.
Sinani shpreh falënderimet për këtë buxhet. Më tutje, ajo shton se përveç aspektit financiar, përfshirja e Preshevës çdo vit në buxhet është tregues i vazhdimësisë së bashkëveprimit dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.
Më para, Ardita Sinani ka qenë gjithashtu edhe kryetare e kësaj komune.
Postimi i saj i plotë:
FALEMINDERIT KOSOVË ❤
Përtej aspektit financiar, kjo mbështetje merr vlerë të shtuar 🙏 nga fakti se Lugina e Preshevës tanimë çdo vit është pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës. Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit 🤝 institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës. /InLajmi/