Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, përcjell InLajmi.
Osmani në këtë takim diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, si dhe për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi i plotë nga Presidenca e Republikës së Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim në rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.
Në takim, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /InLajmi/