Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes takoi zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker me të cilën diskutuan për zhvillimet e përgjithshme dhe aspektin e sigurisë, përcjell InLajmi.
Maqedonici, bëri të dikur se me zëvendës-sekretaren Baker, diskutuan për marrdhëniet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.
Maqedonci thekson se zëvendës-sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e popullit të Ukrainës
Maqedonci është takuar edhe me zyrtarë të tjerë ndër ta edhe me ndihmës-sekretarin e Ushtrisë së SHBA-ve për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji, Douglas Bush.
Postimi i plotë i tij:

Në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u prita nga zëvendës-sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, u prita nga zevendës-sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.
Zëvendës-sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus.
Në takim u diskutua për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024.
Gjithashtu në takim ri-konfirmuam synimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë.
Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes e vazhdova me takimin me z. Douglas Bush, ndihmës-sekretar i Ushtrisë së SHBA-ve për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik. /InLajmi/