Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte në shqyrtim të parë Projektligjin për Mbrojtje nga zjarri dhe raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës të vitit të kaluar.
Projektligji për Mbrojtje nga zjarri në shqyrtim të parë kaloi me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Po ashtu, me 62 vota pro është miratuar edhe raporti vjetor i BQK-së për vitin 2022, shkruan EO.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se seanca të tjera plenare nuk do të ketë më për këtë vit, derisa puna e komisioneve parlamentare do të vazhdojë.