Edhe pse jemi në stinën e ftohtë të dimrit, përsëri ne mund të zgjedhim të vishemi mirë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Nëse shpalosni vetëm pak idetë për look-un që do të zgjidhni për një takim pune apo miqsh, kurrë nuk do ta ndjeni mungesën e sharmit në çdo kohë.
Modelja e famshme Elsa Hosk e cila gjithmonë jep ide dhe sugjerime shumë të vlefshme për një dukje perfekte, tashmë na ka treguar për kombinimin super elegant të fundit me printe vijash dhe një xhaketë klasike vetëm të zezë.
Elsa ja doli në mënyrë perfekte që t’i jepte nuancat e një “pamjeje të përditshme” kësaj veshje kaq të rafinuar, shkruan Living.al
Fundi me vija, i kombinuar me një pulovër gri, një palë geta po në të njëjtën ngjyrë, xhaketa e zezë dhe një pal stileto me takë, Elsa Hosko sapo na dha një kombinim ‘perlë’ që pse jo ta provojmë menjëherë.