Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka zhvilluar një tjetër protestë për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës, raporton InLajmi.
Kryetari i kësaj sindikate Muharrem Beka, shprehet se për vite me radhë institucionet kanë heshtur ndaj ankesave të tyre dhe kjo ka bërë që gjendja të jetë alarmante për sa i përket kushteve të tyre të punës.
Ai gjithashtu thotë se ndjehen të neglizhuar nga Qeveria teksa i bëjnë thirrje kësaj të fundit që ti presë në një takim.
“Zjarrfikësit e Kosovës e kanë riaktivizuar protestën në shenjë të pakënaqësive të krijuar jo e kënaqshme që e kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës, pas protestës gjendja në shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme. Andaj e ftojmë Qeverinë të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe të siguroj mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar se në këtë formë nuk i konvenon askujt kjo heshtje është e pakuptim, kjo neglizhencë është e pakuptime iu kemi dhënë hapësirë iu kemi dhënë kohë iu kemi drejtuar prej vitit 2021 në këtë Qeveri dhe qeverive tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje asnjë hap para mos kanë shkaktuar ketë revolt e cila më të vërtete e arsyeshme presin sot të na ftoni në takim apelojmë nga qeveria edhe sot nga deputet të cilët sot është ligji për buxhetin të analizojnë iu kemi drejtuar të gjithë mekanizmave edhe legjislativit edhe ekzekutivit të analizohet gjendja të gjithë kanë hesht”, tha ai.
Më tutje në reagimin e tij, Beka shprehet se nuk pajtohen me eliminimin e zjarrfikësve nga shtesa për paga për rrezikshmërinë. Gjithashtu kërkon shtimin e numrit të zjarrfikësve e për rrjedhojë edhe shtimin e buxhetit për vitin 2024. Ndërkohë ai thotë se nëse këto kërkesa nuk zbatohen do të vazhdojnë me protestat.
“Çështja e rrezikshmërisë nuk pajtohen zjarrfikës me vendimin e Qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria nga shtesa pagë për të rrezikshmërinë. Gjithashtu kemi kërkuar bazë Ligjit për zjarrfikës në shpëtim të shtohen zjarrfikës të rinj kemi kërkuar buxhet shtesë 2024 mos të kemi problem të njëjta. Këtë zjarrfikës nuk meritojnë nuk po kërkojmë asgjë pos zbatim të ligjit drejtësi trajtim të dinjitetshëm. Do të vazhdojmë protestat nëse nuk zbatohen kërkesat tona. Kërkojmë urgjentisht kjo gjendje të trajtohet”, shprehet kryetari i sindikatës.
Beka u shpreh se gjendja e rënduar vjen për shkak të injorimit të qeverive të kaluara dhe asaj aktuale. /InLajmi/