• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Putini: Qëllimet kryesore janë “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
14 December 2023
në Bota
0 0
0
Putini: Qëllimet kryesore janë “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dha shenja se do të tërhiqet nga lufta e tij në Ukrainë.

Duke folur në konferencën vjetore për media, të enjten, ai tha se qëllimet e tij mbeten të njëjta dhe se paqja do të vijë kur ato të arrihen.

Teksa merrte pyetje nga gazetarët, publiku dhe madje ushtarët, Putin tha se qëllimet kryesore të Rusisë mbeten “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës, duke siguruar edhe neutralitetin e saj.

“Do të ketë paqe kur t’i arrijmë qëllimet tona”, tha udhëheqësi 71-vjeçar, i cili, javën e kaluar, njoftoi se do të garojë për mandatin e pestë presidencial në zgjedhjet e marsit.

“Sa i përket çmilitarizimit, nëse ata ukrainasit nuk duan të arrijnë marrëveshje – mirë, atëherë ne jemi të detyruar të marrim masa të tjera, përfshirë ato ushtarake… Ose kemi një marrëveshje, biem dakord për disa parametra për madhësinë dhe forcën e ushtrisë së Ukrainës… ose ne e zgjidhim këtë me forcë. Kjo është ajo për të cilën ne do të përpiqemi”, tha Putin.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në muajin shkurt të vitit 2022, Putin ka thënë se qëllim i operacionit është “çmilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës terma që zyrtarët e Kremlinit i kanë përdorur për të pohuar në mënyrë të rreme se Qeveria në Kiev kontrollohet nga simpatizantët nazistë.

Kjo, përkundër faktit se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është hebre dhe ka humbur të afërm në Holokaust.

Putin njoftoi se do të garojë për rizgjedhje më 8 dhjetor, pas një ceremonie në Kremlin, në të cilën ushtarëve që luftuan në Ukrainë, u dha “Yllin e Artë Hero i Rusisë”, që është nderimi më i lartë ushtarak në këtë vend.

Zgjedhjet ruse kontrollohen nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta. Ato i ka dëmtuar përjashtimi i kandidatëve të opozitës, frikësimi i votuesve, mbushja e fletëvotimeve dhe mjete të tjera të manipulimit.

Putin fitoi të drejtën për të garuar në dy zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Rusisë, pasi miratoi disa ndryshime kushtetuese në vitin 2020, të cilat i hapën rrugë për të mbetur në pushtet deri në vitin 2036.

Ai ishte herë kryeministër, herë president që nga viti 1999.

Nëse shërben edhe një mandat tjetër të plotë, ai do ta kapërcejë sundimin gati 30-vjeçar të Stalinit dhe do të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga Katerina e Madhe 1762-1796.

Ai nuk ka gjasa të përballet me ndonjë sfidë nga 2 rivalët e tij kryesorë – Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza. Të 2 ata janë në burg duke vuajtur dënime të gjata, për shkak të mospajtimeve me Kremlinin.

Pushtimi i Ukrainës tashmë në muajin e 22-të ka qenë shkatërrues për Rusinë, u ka marrë jetën dhjetëra mijëra ushtarëve të saj, ka përmbysur ekonominë ruse dhe i ka prishur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.

Putin i ka bërë të jashtëligjshme kritikat ndaj luftës në Ukrainë dhe forcave të armatosura, duke shtypur kështu çdo kundërshtim, shkruan REL.

Gjatë konferencës të enjten, Putin tha se një valë e re e mobilizimit ushtarak nuk nevojitet për momentin, pasi “fluksi i njerëzve të gatshëm për ta mbrojtur atdheun tonë me armë në dorë, nuk po zvogëlohet”.

Tags: LuftaUkrainaVladimir Putin
Postimi i mëparshëm

Nasim Haradinaj mbërrin në vendlindje

Postimi tjetër

Pas Kosovës, shkrimet nacionaliste serbe rishfaqen në Mal të Zi

Të ngjajshme Postime

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Bota

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen
Bota

Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

25 July 2025
Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Bota

Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike

25 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi
Bota

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025
Postimi tjetër
Pas Kosovës, shkrimet nacionaliste serbe rishfaqen në Mal të Zi

Pas Kosovës, shkrimet nacionaliste serbe rishfaqen në Mal të Zi

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu