Gjykata Speciale të enjten ka liruar nga burgu Nasim Haradinajn.
Lirimin e tij me kusht e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një komunikate për media
Në vendimin që është marrë me datën 12 dhjetor, thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve, shkruan Epoka e re.
Pas lirimit, Haradinaj ka arritur në vendlindje.