Është publikuar sezoni i gjashtë i serialit britanik “The Crown” i cili pasqyron jetën e Familjes Mbretërore në Britaninë e Madhe.
Ky sezon është i rëndësishëmë për shqiptarët e Kosovës, pasi në të shtjellohet lufta e fundit në Kosovë.
Në episodin e 6 portretizohet ish-kryeministrin britanik Tony Blair në serial, duke mbështetur vendimin e NATO-s për të nisur një fushatë ajrore 78-ditore kundër forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
“Milosheviq është një diktator monstruoz, që kryen persekutimin sistematik dhe të dhunshëm të civilëve të pafajshëm. Ju këmbëngulët që Perëndimi të mos qëndrojë më në këmbë derisa të ndodhë gjenocidi dhe masakrat”, dëgjohet duke thënë fjalimin e Blairit në serial.
Ky episod shoqërohet me pamje të vërteta të incizuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Aty shihet persekutimi i shqiptarëve nga represioni serb dhe shenjat e gjenocidit që ky shtet bëri në Kosovën e fundit të viteve ’90, shkruan RTK.
Seriali “The Crown” i regjisorit Peter Morgan që është pjesë e Netflix përbëhet nga 6 sezone dhe tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohët moderne.