Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024 në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se për të 3-tin vit me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet, përcjell InLajmi.
Kurti falënderoj deputetët dhe deputetet të cilët votuan dhe kontribuan për mbështetjen e tyre.
Ai tha se me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që ka gjetur në vitin e tij të parë të qeverisjes,
Tutje kryeministri tha se po vazhdojnë të forcojnë mbrojtjen e Republikës, rrisin sigurinë, nxisin punësimin në tregun e punës, shtojnë kujdesin për familjet, mbështesin reformat që kanë filluar dhe mundësojnë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisin mirëqenien e qytetarëve në vend.
Postimi i tij i plotë:
Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të 3-tin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre.
Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend. /InLajmi/