Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin e kombit Mujë Krasniqi së bashku me 40 bashkëluftëtarët e tij në 25 vjetorin e vdekjes, përcjell InLajmi.
Haradinaj shprehet se vendosmëria dhe trimëria e tij janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve. Më tutje ai shton se vepra e tyre shërben si udhërrëfyes në punën për forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqënies së qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Në 25-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.
Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/