Bashkëpunimet këtë vit nuk kanë të ndalur, tani vjen “Unë të Du” nga këngëtari i njohur Afrim Muqiqi dhe Dafina Zeqiri, përcjell InLajmi.
Kënga është publikuar me videoklip dhe tani mund ta gjeni edhe në platformën YouTube.
“Unë të Du” është publikuar në kanalin e Dafinës dhe po pëlqehet mjaft nga publiku.
Kujtojm që këtë vit Dafina ka publikuar shumë bashkëpunime me artistë të njohur si: Geasy, Bruno, Klajdi Haruni, Mozzik, Ya Nina, Yll Limani, Elgit Doda, Elinel, Alban Skënderaj. /InLajmi/