Prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2.000 euro.
Po flasim për mjaltin më të rrallë në botë, që prodhohet nga bima manuka, shkruan GazetaExpress.
Ky mjaltë konsiderohet si elikziri i shëndetit dhe mund të konsumohet si çdo mjaltë tjetër: duke lyer bukën ose duke e hedhur në çaj.