• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Avokati Qerkini: Dënimi maksimal për rastet e krimeve të luftës është 15 vite

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
14 December 2023
në KRYESORE
0 0
0
Avokati Qerkini: Dënimi maksimal për rastet e krimeve të luftës është 15 vite
0
SHPERNDARJE
60
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Speciales ka shpallur aktvendim ndaj Salih Mustafës, me të cilin e dënoi me dënim unik prej 22 vjet burgim për krime lufte.

Mustafës i është zbutur dënimi për 4 vjet, pra nga 26 në 22.

Aktgjykimi u shpall të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës DHSK, në Hagë, nga kryetarja e trupit gjykues Michele Picard.

Lidhur me këtë vendim ka folur avokati i akredituar i Speciales, Artan Qerkini.

Ai thotë se në vendimin që është marrë nga Gjykata e Apelit ekzistojnë 3 çështje e që për të janë problematike.

Ndërsa, përmend dënimin maksimal të Gjykatës Supreme për krime të luftës, duke shtuar se i njëjti është vetëm 15 vjet burgim.

Dhe, se “Gjykata e Apelit është dashur ta pranojë qëndrimin e Gjykatës Supreme të Kosovës se dënimi maksimal i cili mund të shqiptohet për rastet e krimeve të luftës është 15 vite burgim, për shkak se bazuar në rregulloret e UNMIK-ut të cilat kanë zëvendësuar dënimin me vdekje të paraparë me Ligjin Penal të ish RSFJ-së, dënimi maksimal i cili mund të shqiptohej ishte 15 vite burgim”, është shprehur Qerkini.

Qerkini ka përmendur edhe një vrasje në fshatin Zllashë, e për të cilën thotë se nuk është vërtetuar asnjë provë ndërsa, është përmendur në rastin e Mustafës.

“Dënimi i Sali Mustafës për vrasjen e një personi bie ndesh me parimin ‘in dubio pro reo’, -çdo dyshim duhet të shkojë në favor të pandehurit, sepse nuk është vërtetuar asnjë provë se ai person të ishte vrarë nga njësiti i UÇK-së, që veproi në fshatin Zllashë”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Avokati Qerkini flet edhe për disa pretendime ankimore që nuk u trajtuan fare, duke thënë se vet Apeli është dashur t’i adresojë.

“Disa pretendime ankimore nuk u trajtuan fare sepse sipas Gjykatës së Apelit mbrojtja nuk i ka ngritur ato në gjykimin e zhvilluar në shkallën e parë. Konsideroj se për shkak të rëndësisë së procesit , peshës së dënimit dhe veprave të pretenduara , Gjykata e Apelit është dashur t’i adresojë këto pretendime edhe pse mbrojtja e Sali Mustafës nuk i ka ngritë të njëjtat në gjykimin paraprak”, ka deklaruar Qerkini për Front Online.

Salih Mustafa kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues me 26 vite burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022.

Në seancën e mbajtur 26 tetor, mbrojtja e Salih Mustafës përmes avokatit Julius Von Bone ka thënë se gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues ishte selektiv dhe mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës.

Po ashtu, mbrojtja pretendoi se trupi gjykues ka bërë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në rastin e shqiptimit të dënimit. Me këtë rast, avokati Von Bone ka kërkuar nga Apeli interpretim të Kushtetutës.

Ekipi i Sali Mustafës gjatë seancës së Apelit patën kërkuar që Sali Mustafa të shpallet i pafajshëm, por nëse jo, të ulet dënimi i tij.

Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar në parashtrimet e veta kërkoi nga Apeli që të mbetet në fuqi aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës.

Sipas prokurorit Cezary Mihailzcuk, aktgjykimi është mbështetur në prova të besueshme.

Kurse, mbrojta e viktimave përmes avokates Anni Pues ishin shprehur se viktimat që marrin pjesë në këtë çështje gjyqësore shpresojnë që ky është hapi i parafundit për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre

Ndryshe, aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim.

Tags: Gjykata SpecialeSalih MustafaUÇK
Postimi i mëparshëm

Lufta në Kosovë do të shfaqet në këtë serial të njohur

Postimi tjetër

Forcat izraelite, sulme ajrore në Rripin e Gazës

Të ngjajshme Postime

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja
KRYESORE

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

29 July 2025
OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
KRYESORE

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Postimi tjetër
Forcat izraelite, sulme ajrore në Rripin e Gazës

Forcat izraelite, sulme ajrore në Rripin e Gazës

Lajmet e fundit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
rupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

rupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu