Është duke u mbajtur paraqitja e parë e ish-komandant Topit, Haxhi Shalës në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, DHSK në Hagë.
Momentalisht gjykatësi është duke i lexuar të drejtat të cilat i takojnë Shalës në cilësinë e dëshmitarit.
Paraqitja e parë e Shalës do të mbahet në seancë publike.
Shala e ka pasur mundësinë që të deklarohet si fajtor ose jo por tha se për këtë do të deklarohet seancën e radhës.
Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou. tregoi se për çka ngarkohet ish-eprori i UÇK-së i njohur me nofkën “Topi”.
“Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërncënimit të rëndë; Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes së një grupi; Frikësim gjatë procedurës penale”,tha Guillou.
Theksojmë se Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023 në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimit, urdhrit për transferim dhe Aktakuzës së Konfirmuar, të lëshuara nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, shkruan Lajmi.net
Haxhi Shala u transferua më 12 dhjetor në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.