Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit të tij qeveritar ka shpalosur vendimet e qeverisë për mbështetje financiare në disa sektor, ndërsa ka bërë të ditur se është marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në, InLajmi.
Kryeministri vuri në pah se vendimi për buxhet shtesë për FSK-në ka vlerën prej 40 milionë euro.
Tutje theksoi Kurti se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.
“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2%r qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s’’. /InLajmi/




















