Ndihmës-sekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi Jim O’Brien ka takuar këtë të mërkurë ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maçedoncin, duke thënë se e mbështesin FSK-në, përcjell InLajmi.
O’Brien tha se FSK po kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile.
Tutje ai tha se gjatë takimit me Maqedoncin rikonfirmuan partniritetin me Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Mirë për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, sot rikonfirmojmë partneritetin tonë me Kosovën. /InLajmi/