Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar se Kosova tashmë ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e programit Evropa Dixhitale, përcjell InLajmi.
Rizvanolli thotë se ky program ka për qëllim që të rritë qasjen në dixhitializim të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve. Gjithashtu nëpërmjet këtij programi do të jepen edhe grante për avancimin e fushave si inteligjenca artificiale, shkathtësitë e avancuara dixhitale etj.
Ministrja thotë se ky program për qëllim afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me ekonominë dhe shoqërinë e BE-së.
Postimi i plotë:
Kosova po bëhet pjesë e programit në vlerë prej 7 miliardë euro “Evropa Digjitale” (#DigitalEurope)!
Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrova Marrëveshjen Kornizë të këtij Programi, ndërsa nga ana e European Commission, marrëveshja është nënshrkuar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji.
Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:
➡️ Resurset kompjuterike me performancë të lartë,
➡️ Inteligjenca artificiale (IA),
➡️ Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe
➡️ Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti).
Pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së. Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme. /InLajmi/