Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shkup.
Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:1, me golat e Ylli Mazrekut dhe Drilon Maxharrajt, shkruan Lajmi.net.
Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të zhvendoset në Budapest, ku do të luajë kundër Hungarisë 2 ndeshje miqësore, më datat 14 dhe 16 dhjetor.