Sindikata e policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet për rastin e vdekjes së policit Rexhep Sejdiu në Jarinje, përcjell InLajmi.
Ata i kanë përcjellë ngushëllimet familjarëve dhe miqve të policit Sejdiu, i cili vdiq gjatë detyrës në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Sejdiu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
Sindikata e Policisë së Kosovës /InLajmi/