Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në Termokos do të kyqen rreth 12.000 konsumatorë të rinj, përcjell InLajmi.
Rama thekson se energjia e ngrohjes termike është 50 MW e cila sigurohet nga panelet solare dhe se ky investim do të përmisojë cilësin e ajrit në Prishtinë.
Kreu i kryeqytetit tregonë se projekti realizohet fal ndimës së Qeverisë Gjermane i cili është në vlerë mbi 80 milionë euro.
Më tutje ai njofton se kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financav, Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv të “Termokos”, Fisnik Osmani.
Postimi i plotë i tij:
12 .000 konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos.
Qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MW, e siguruar nga panelet solare të vendosura në një hapësirë prej 69.000 metrash katrorë, në kuadër të projektit “Solar 4 Kosovo”. Investim i cili do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.
Projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFW, WBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milion eurove.
Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financave z.Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv të “Termokos”, z.Fisnik Osmani. /InLajmi/