Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, javën që lamë pas ka paralajmëruar një takim në ditët në vijim, me liderët e opozitës, për draft statutin e Asociacionit,Nga LDK e AAK thanë se do të marrin pjesë në këtë takim, ndonëse ende nuk kanë marrë ftesë.
Lidhur me takimin, nga Presidenca nuk kanë dhënë shumë detaje.
Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, thotë për Gazeta Blic se presidentja Osmani pas vizitës që po e zhvillon në Katar, do të jetë në Bruksel dhe se do të njoftojnë për datën.
“Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti. Presidentja tani është në vizitë në Katar, mandej në Bruksel”, tha Kupina