Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruan marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027 së bashku me Ministren Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, përcjell InLajmi.
Aliu tha se përmes kësaj marrëveshje parashihet zotimi për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës.
Në këtë projekt tha Aliu përfshihen investimet në rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin e modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes sikur edhe ruajtjen e kuadrove profesionale.
Postimi i plotë i tij:
Sapo nënshkruam marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.

Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për 5 vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale. /InLajmi/