Ministria e Shendetsisë ka njoftuar se ka filluar fillon kampanja për përzgjedhjen e mjekut tuaj familjar brenda zonës së banimit ku përmes kampanjës do të bëhet përzgjedhja e listës së banorëve për mjekun familjar, përcjell InLajmi.
Ky planë për herë të parë do të nisë në 4 komunat e Kosovës në Prishtinë, Prizren, Lipjan dhe Istog më pas do të zbatohet në të gjitha komunat e vendit.
Aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar bëhet brenda zonës së banimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në zbatim të Planit të Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga sot (11.12.2023) fillon kampanja për përzgjedhjen e mjekut tuaj familjar brenda zonës së banimit.
Përmes përzgjedhjes do të krijohet lista e banorëve/pacientëve për mjekun familjar.
Ky plan do të fillojë në katër komuna: Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), Prizren, Lipjan dhe Istog.
Pas periudhës testuese, plani do të shtrihet në të gjitha komunat e vendit.
Ministria e Shëndetësisë do të ju informoj për mënyrën e aplikimit të përzgjedhjes së mjekut familjar brenda zonës suaj të banimit. /InLajmi/