• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Mbetjet radioaktive magazinohen nga QKUK

Alia Ferunaj nga Alia Ferunaj
11 December 2023
në Kosovë
0 0
0
Mbetjet radioaktive magazinohen nga QKUK
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë nuk ka një vend të posaçëm për trajtimin e mbetjeve radioaktive të substancave që përdoren në shëndetësi.

Ekspertë të fushës tërheqin vërejtjen se nëse ato nuk trajtohen, bëhen të rrezikshme.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë vetëm se kanë miratuar një plan strategjik për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, ku përfshihen edhe ato radioaktive, por nuk japin hollësi se si do ta ndikojë kjo situatën në terren.

Ku ka mbetje radioaktive?

Me përparimin e mjekësisë, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka më shumë se 10 vjet që ka nisur të përdorë terapi radioaktive për diagnostikimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë atë në veshkë, tru, gji, pankreas, mushkri, gjëndër tiroide e prostatë.

Për t’u diagnostikuar, pacientët duhet ta bëjnë testin e njohur si sintigrafi, që nënkupton injektimin e një sasie radioaktive në trupin e tyre dhe më pas rrezatimin.

Nga kjo procedurë, pastaj, rezultojnë edhe mbetje radioaktive, të cilat konsiderohen të rrezikshme, sepse lëshojnë grimca radioaktive.

Nëse këto grimca nuk menaxhohen siç duhet, ato mund të përbëjnë rrezik jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin, pasi përmbajnë kimikate shumë helmuese, të cilat mbeten aktive me mijëra vite.

Në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare të QKUK-së ka sasi të konsiderueshme të mbetjeve të tilla radioaktive – mbi 300 kolona – të cilat trajtohen nga stafi.

Drejtori i këtij shërbimi, Fakir Spahiu, thotë se në mungesë të një vendi për trajtim, ato kanë nisur të grumbullohen aty që nga viti 2010.

Ai thotë se janë bërë disa kërkesa për largimin e tyre, sidomos nga viti 2015 e këndej, por se institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim.

“Mbetjet që i kemi këtu, paraqesin një problem dhe pengesë për ne. Nuk ka rrezikshmëri të madhe, por, prapëseprapë, janë mbetje bërthamore, të cilat na kanë mbetur këtu dhe konsideroj se ato duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore”, thotë Spahiu.

Në mesin e stafit që merret me trajtimin e tyre në një laborator të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare, është edhe fizikani Ylli Kaçiu.

Ai thotë se trajtimi bëhet në bazë të rekomandimeve të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, të cilat përfshijnë: temperaturën e caktuar, mbështjelljen, klasifikimin e të tjera.

Në laborator ka, po ashtu, kamera dhe alarme dhe aty nuk mund të hyjnë persona të paautorizuar.

“Mbajtja e mbetjeve radioaktive te ne normalisht që paraqet pengesë, sepse ne jemi institucion shëndetësor. Fokusi ynë do të duhej të ishte te pacienti dhe mbrojtja e personelit. Menaxhimi i mbetjeve radioaktive do të duhej të bëhej në një institucion shtetëror, ose në ndonjë institut të fizikës bërthamore, që do të merrej vetëm me menaxhimin e tyre”, thotë Kaçiu.

Çfarë thonë institucionet?

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thonë se kanë miratuar Planin Strategjik për Menaxhimin e Mbetjeve Mjekësore, ku përfshihen edhe mbetjet radioaktive.

“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar edhe 7 Procedura Standarde Operative (PSO), ku përfshihet edhe PSO-ja për mbeturinat radioaktive”, thuhet në një përgjigje me shkrim, por nuk jepen detaje se si do të ndikojnë këto procedura në praktikë, e as kur.

Mbetjet radioaktive rezultojnë edhe nga shkaqe industriale, kërkime shkencore e të tjera. Korporata Energjetike e Kosovës, për shembull, posedon një depo për mbetjet radioaktive.

Por, në Kosovë nuk ka një program kombëtar për menaxhimin e tyre, apo ndonjë institucion funksional për to.

Për këtë gjë, Kosovës iu tërhoq vërejtja edhe nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e progresit që publikoi muajin e kaluar, BE-ja tha se “Kosova nuk ka gjetur ende zgjidhje për trajtimin dhe ruajtjen e përkohshme të mbetjeve radioaktive, në përputhje me standardet e BE-së”.

Rreth 10 vjet më parë, BE-ja ndau rreth 12 milionë euro për ndërtimin e një depoje për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, por meqë nuk ishte gjetur një vend për të, mjetet ishin tërhequr.

Fizikani Gëzim Hodolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, mori pjesë në dizajnimin e objektit ku do të ruheshin mbetjet radioaktive.

Ai thotë se pas analizimit të vendeve të ndryshme, u përzgjodh një parcelë në komunën e Obiliqit. Por, sipas tij, kjo komunë ishte kundër ndërtimit të kësaj depoje në hapësirat e saj dhe, për rrjedhojë, mjetet e ndara nga BE-ja për ndërtimin e objektit humbën.

“Mendoj se gjendja e mbetjeve radioaktive në Kosovë nuk është e mirë, por nuk është në nivelin që kërkon zgjidhje brenda ditës. Uroj që shteti ynë ta gjejë zgjidhjen e duhur para se të ndodhë ndonjë incident me mbetje radioaktive, sepse gjasat për incidente të tilla rriten shumë me kalimin e kohës” , thotë Hodolli.

Zyrtarët, në anën tjetër, thonë se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Kjo çështje është ndër prioritetet e institucioneve”, thotë Naser Balaj, udhëheqës i sektorit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë.

“Ne, në vazhdimësi, jemi duke bërë përpjekje që çështja e magazinimit të mbetjeve radioaktive të zgjidhet njëherë e përgjithmonë… Por, si në të gjithë botën, çështja më problematike është gjetja e lokacionit të përshtatshëm, sepse, deri më tani, çdo lokacion që është propozuar, ka hasur në reagimin e komunave, qytetarëve dhe shoqërisë civile”, thotë Balaj.

Cilat janë sugjerimet?

Mbetjet radioaktive duhet të ruhen në atë mënyrë që të shmanget çdo mundësi e ekspozimit ndaj rrezatimit te njerëzit, apo ndonjë ndotje.

Sipas Inventarit të Mbetjeve Radioaktive në Mbretërinë e Bashkuar, menaxhimi i mbetjeve radioaktive përfshin një sërë fazash, nga planifikimi, trajtimi, paketimi deri te ruajtja dhe asgjësimi.

Trajtimi zakonisht bëhet menjëherë pasi ato të krijohen.

Teknikat e trajtimit varen nga lloji i mbetjeve dhe ato përfshijnë: dekontaminimin, copëtimin, ngjeshjen, tharjen dhe ngurtësimin.

Për trajtim dhe asgjësim, mbetjet mund të barten me transport rrugor ose hekurudhor, por duhet t’u nënshtrohen disa kushteve strikte.

Asgjësimi, pastaj, përfshin vendosjen e mbetjeve në objekte të caktuara, ku ato do të qëndrojnë përgjithmonë, shkruan REL.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandojnë disa barna apo trajtime për kufizimin ose heqjen e kontaminimit nga trupi i njeriut, në rast të konsumimit të ndonjë lloji të materialit radioaktiv.

Tags: Fakir SpahiuMinistria e ShëndetësisëQKUK
Postimi i mëparshëm

Bije në sy komenti i Luiz Ejllit në foton e Kiarës

Postimi tjetër

Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë, Tirana merr 7 medalje

Të ngjajshme Postime

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Postimi tjetër
Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë, Tirana merr 7 medalje

Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë, Tirana merr 7 medalje

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu