Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se shkatërrimi i ndërtesave në Gaza, ngjason ose është edhe më i madh se shkatërrimi që pësoi Gjermnia gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit, por theksoi se operacionin e Izraelit e sheh si disproporcional sa i përket vdekjeve civile dhe dëmtimit të pronës dhe infrastrukturës civile.
“Vuajtja njerëzore përbën një sfidë të paprecedentë për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi Borell.
“Viktimat civile janë midis 60 dhe 70% të vdekjeve të përgjithshme dhe 85% e popullsisë është e zhvendosur brenda vendit”, shtoi ai, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.