Polici i Kosovës, Rexhep Sejdiu është ndarë nga jeta sot në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani.
“Polici R.S u gjet pa shenja jete nga Policia e Kosovës reth orës 7 të mëngjesit. Me shumë mundësi është vdekje natyrore”, tha Elshani.
Ai tutje tha se nuk ka ndonjë dyshim për rrethana tjera të vdekjes dhe se trupi i policit është dërguar në IML për autopsi, shkruan IndeksOnline.
I ndjeri kishte shërbyer si pjesëtarë i NJSI-së së kufirit.