Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar mbi situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit, si dhe u prezantuan të arriturat gjatë qeverisjes së deritanishme.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankandi, shkruan Telegrafi.
Kurti ka folur edhe për miratimin e ligjit, i cili ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës së Kosovës, kyçjen e të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci dhe investimet që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë.