Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca është shndërruar në adresë për diasporën tonë kudo që ata jetojnë e veprojnë, përcjell InLajmi.
Ai tha se Aleanca në Gjermani po fuqizohet vazhdimisht si rezultat i punës së palodhshme të aktivistëve, si dhe strukturave të saj, udhëhequr nga kryetari Ukë Blakaj.
Tutje kryetari i AAK-së tha se Aleanca në Gjermani po bëhet edhe me Këshillin e Përgjithshëm, e cila po e forcon edhe më shumë organizatën politike atje.
Haradinaj e uroi kryetarin Blakaj dhe anëtarët e zgjedhur të Aleancës në Gjermani.
Postimi i plotë i tij:
Aleanca tanimë është shndërruar në adresë për diasporën tonë kudo që ata jetojnë e veprojnë. Aleanca në Gjermani po fuqizohet vazhdimisht si rezultat i punës së palodhshme të aktivistëve, si dhe strukturave të saj, udhëhequr nga kryetari Ukë Blakaj.
Aleanca në Gjermani tani bëhet edhe me Këshillin e Përgjithshëm, gjë që e forcon edhe më shumë organizatën tonë politike atje.
Urime kryetar Ukë dhe secilit anëtar të zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës për Gjermani! /InLajmi/