3 të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, janë larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë dhe janë transferuar në burgje të tjera.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga drejtori Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibranit.
“Janë shpërndarë të gjithë të 3 të dyshuarit në burgje të tjera”.
Dibrani, mes tjerash foli për pretendimet që është rrahur ai që është dorasi, Granit Plava, e për të cilin tha se ka pasë tentim sulm.
“Stafi ka ndërhyrë, ka qenë vetëm tentim, stafi ka ndërhyrë menjëherë”, ka thënë Dibrani.
Ai theksoi se të burgosurit nuk kanë kontakt mes veti, pasi dhomat janë njëshe.
“Të gjitha dhomat njëshe, nuk mund të vendosen më shumë se një person në dhomë”, ka theksuar Dibrani.