Shkruan: Blerim Valla
Gjakova ishte nikoqireje e një mbrëmje magjike të muzikës operistike përmes një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariesh dhe duetesh të njohura, të interpretuara nga solistët e jashtëzakonshëm dhe të njohur si Josif Gjipali, Flaka Goranci, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës. Të cilët ekzekutuan vepra të njohura si nga Moart, Bellini, Verdi, Offenbach, Bizet, Puccini, Kalman etj.
Ky koncerti ishte padyshim koncerti i vitit, ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës në patronatin e Ministrisë së Kulturës … dhe Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Lëvizja e institucionit më të lartë të muzikës klasike nëpër qytetet e Kosovës e dëshmoi potencialin e artistëve krahas interesimit të publikut gjakovarë që kishte mbushur sallën përplot, duke sjellur mes publikut në fjalë magjinë e festave të fund vitit.
Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të zgjedhura për mrekulli të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani. Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës solli para publikut të shumtë, këngë të interpretuara mjeshtërisht nga se cili instrumentist e solist. Dhe shpesh dëgjoheshin duartrokitje të shumta nga publiku dhe atmosfera shpesh mbërrinte në kulm.
Ky koncert me talente të dëshmuara tashmë dhe me potencialin e lartë që treguan gjithë solistët dhe instrumentistët e në skenën e Gjakovës ishin mbi 100 veta, udhëhequr mjeshtërisht nga maestro Edon Ramadani si dirigjent, solistët bashkë me Korin, si dhe udhëhequr nga drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, mbajtën nivelin e lartë të këtij koncerti.