7 persona, 2 nga Ohri dhe 5 nga Shkupi, 2 prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë në një hotel në Ohër.
Siç njoftojnë nga SPB- Ohër, ata kanë përdorur pishinën e mbyllur të hotelit, pas çka kanë denoncuar se kanë shfaqur shenja të helmimit me klor.
Me këtë rast, në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, janë dërguar 4 persona, ndërsa 3 në Spitalin e përgjithshëm në Strugë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik, përfaqësues të inspektorati sanitar dhe shëndetësor, Qendra për shëndet publik dhe inspektorati i punës, ndërsa hetime kanë kryer edhe nëpunës policorë nga SPB Ohër, shkruan Alsat.m
Rasti është duke u zbardhur. Personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën.