Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Millan Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë.
Kears ka thënë se Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë.
“INTERPOL-i ka lëshuar një alarm të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët prapa sulmit terrorist në Banjskë dhe për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku. Radoiçiqi tashmë e ka pranuar veprën dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, ka shkruar Kearns në “X”, shkruan Teve1.
Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe është lëshuar një “njoftim i kuq” në INTERPOL, pasi dyshohet se qëndron prapa agresionit në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.