Vetëvendosje vë kritika mbi partitë opozitare se si dikur Milan Radoiçiqit në Prishtinë i largohej fletarresti, ndërsa tani me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpoli, përcjell InLajmi.
VV tha se dikur në Prishtinë Radoiçiqi endej me vetura zyrtare ndërsa tani në veri i është konfiskuar gjithçka.
Tutje thuhet se dallimi është evident, dhe se nuk ka kompromis me krimin e në dëm të Kosovës.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpoli.
Dallimi është evident. Nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës. /InLajmi/