Presidenti Iranian Ebrahim Raisi akuzoi perëndimin për mbështejtetë genocidit nga izraeli kundër popullsisë në Gaza, gjatë bisedimeve të zhvilluara në Moskë me presidentin Vladimir Putin.
Si pjesë e një serie takimesh të fokusuara në lindjen e mesme, Putin mirëpiriti Raisin në Kremlin një ditë pasi vizitoi Emirate e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, ku diskutuan mbi luftrat në Gaza dhe Ukrainë dhe përpjekjet e Rusisë dhe OPEC për të rritur çmimet e natës.
Në fjalimin televiviz, asnjë nga liderët nuk ju referua bashkë punimit gjithnjë e më të ngushtë ushtarak, burim shqetësimi për SHBA që thotë se Irani po e furnzion rusinë me armatime.
“Ajo që po ndodh në Palestinë dhe Gaza është gjenocide dhe krim kundër njerëzimit. Më trishton edhe më shumë që kjo po përkrahet nga SHBA dhe Perëndimi.”
Irani mbështet grupin militant të Hamasit, ndërsa Rusia ka marrëdhënieme të gjithë lojëtarët ne rajon përfshirë Hamasin dhe Izraelin. Ajo që i bën mësë shumti bashkë këto 2 vende, është urrejtja për Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Putin vlerësoi marrëdhëniet e vendit të tij me Iranin duke thënë se ato po zhvillohen shumë mirë. Sipas tij, është e rëndësishme qe 2 vendet të shkëmbejnë pikëpamje mbi situatën në rajon, veçanërisht sa i përket Palestinës.
Putin ka thënë se pamjet e vujajtjeve dhe fëmijëve të gjakosur e bëjnë për të qarë ,komente të cilësuara hipokrite nga perëndimi, teksa vetë forcat ruse po vrasin mijëra civilë në Ukrainë, shkruan A2CNN.
Menjëherë pas shpërthimit të konfliktit Putin bisedoi si më liderët izraelitë ashtu edhe ata arabë në përpjekjen për të pozicionuar veten si ndërmjetësues i mundshëm për paqen.