Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu njoftonë se janë duke vazhduar punimet për fazën e dytë të linjes hekurudhore të 10të Fushë Kosovë-Mitrovicë përcjell InLajmi.
Aliu shpjegon se linja e hekurudhës do të jetë me gjatësi prej 34 km dhe se do të përfundojë me një ritme të shpejt.
Ai po ashtu thekson se janë duke vazhduar punimet dhe drejt Vushtrrisë, ku po bëhet vendosja e binarëve dhe traversave.
Postimi i plotë i tij:
Punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë – Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
Tashmë po vazhdojmë me punime drejt Vushtrrisë, ku po bëjmë vendosjen e Binarëve dhe Traversave, si dhe paralelisht po punojmë në rehabilitimin dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore. /InLajmi/