Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të premtën është bërë pagesa e subvencionimit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, përcjell InLajmi.
Ministri Murati njoftoi se për subvencionim kanë përfituar rreth 20.333 familje.
Ai njoftoi se kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.
Postimi i plotë i tij: