Aleksandër Vuçiq do ta ruaj e mbrojë Milan Radoiçiqin nga ekstradimi në Kosovë, derisa autoriteti i tij nuk kërcënohet në çfarëdo mënyre, thonë bashkëbiseduesit e Danas, duke komentuar kërkimin ndërkombëtar për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe bashkëpunëtorit më i afërt i Vuçiqit për çështjen e Kosovës, transmeton InLajmi.
Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Radoiçiq të arrestohet në Serbi për shkak të shtrëngimit të rregullave dhe presionit ndërkombëtar.
Kush është i gjithë në listën e të kërkuarve të Interpolit?
Organizata ndërkombëtare policore Interpol ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 19 persona të tjerë për shkak të ngjarjeve tragjike të ndodhura më 24 shtator në Banjska, në veri të Kosovës.
Pasi që Kosova nuk është anëtare e Interpolit, urdhër-arrestet ndërkombëtarë lëshohen përmes UNMIK-ut.
Përveç Radoiçiqit, siç pretendojnë jozyrtarisht burimet e Danas-it, në listën e kërkimeve të Interpolit janë edhe 19 persona të tjerë: Danilo Vasiq, Lazar Smigiq, Marjan Radojeviq, Milorad Kerstoviq, Milorad Jevtiq, Momçilo Vukotiq, Sasha Periq, Stefandiq, Sasha Periq, Stefandiq, Jovanoviq, Trajko Vasiq, Ugljesha Jarediq, Urosh Milliq, Velko Gjorgjeviq, Vladimir Radivojeviq, Vladimir Vukotiq, Vllasimir Andriq, Vukashin Jarediq dhe Aleksandar Milosavleviq.
Kujtojmë se Milan Radoiçiq mori përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit, kur në orët e mëngjesit pati një konflikt të armatosur me Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos, ndërsa 3 serbë u vranë dhe disa u plagosën nga grupi i drejtuar nga Milan Radoiçiq.
Milan Radoiçiq mund të jetë një dëshmitar i papërshtatshëm
Bashkëbiseduesit e Danas theksojnë se ka disa arsye pse presidenti Vuçiq do të shmangë për aq kohë sa të mundet të arrestimin e tij edhe pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtarë.
Arsyeja e parë dhe shumë e rëndësishme është se Radojiçiq mund të jetë një dëshmitar i papërshtatshëm në rastin e Banjskës. Një arsye tjetër është se Serbia nuk e njeh drejtësinë e Kosovës, pavarësisht se UNMIK-u dhe Interpoli janë të përfshirë.
Përveç kësaj, siç thonë ata, ekstradimi i Radoçiqit do të ishte një njohje eksplicite e pavarësisë së Kosovës dhe shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Serbisë.
Dhe ky mund të jetë arsyetimi i Vuçiqit për mosveprimin ndaj urdhrit të Interpolit, thonë bashkëbiseduesit e Danas.
“Pritej që Prishtina të mos hiqte dorë nga kërkesa që Radoiçiq të ekstradohej tek autoritetet e Kosovës. Urdhri i Interpolit, megjithatë, është befasi sepse nuk pritej që Prishtina t’i drejtohej UNMIK-ut për një gjë të tillë”, tha për Danas politologu Ognjen Gogiq.
Sipas tij, Kosova në disa raste ka tentuar të bëhet anëtare e Interpolit, në të cilat Serbia e ka penguar. Kosova e konsideron veten një shtet sovran që ushtron pushtetin gjyqësor në mënyrë të pavarur.
Për shkak të mandatit, Kosova u kthye nën kujdesin e Rezolutës 1244
“Megjithatë, duke iu drejtuar UNMIK-ut, Kosova u kthye në mënyrë të pavarur nën kujdesin e Rezolutës 1244 dhe juridiksionit të UNMIK-ut për qëllime të ndjekjes penale të Radoiçiqit. Është shumë atipike për kryeministrin e Kosovës, Albn Kurti, i cili nuk bën kompromise të tilla”, thekson Gogiq.
A është Aleksandar Vuçiq i gatshëm të heqë dorë nga Milan Radoiçiq për shkak të urdhrit të Interpolit?
Ai shton se nuk ka asnjë detyrim për shtetet që domosdoshmërisht të arrestojnë personat që janë me urdhër të Interpolit, por ata e marrin këtë vendim në përputhje me legjislacionin e tyre dhe vlerësimin e situatës.
“Serbia ndoshta nuk do të vendosë të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin. Policia dhe gjykatat e UNMIK-ut nuk ekzistojnë më. Kjo është arsyeja pse është e palogjikshme që ekstradimi të kërkohet nga një subjekt siç është UNMIK-u dhe pastaj procedura të zhvillohet para autoriteteve gjyqësore të Kosovës, me punën e të cilave UNMIK-u nuk ka lidhje. Në rrethana të tilla, nuk ka siguri themelore juridike. UNMIK-u kërkon ekstradimin e një personi, edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund t’i garantojë të drejtat e tij procedurale. Po ashtu, kundër Radoiçiqit në Serbi janë iniciuar procedura. Serbia, në fakt, e mbrojti Radoiçiqin duke nisur menjëherë procedurat kundër tij. Kështu, ai ka një justifikim të vlefshëm pse nuk mund ta ekstradojë tek pala tjetër”, thekson bashkëbiseduesi i Danas.
Gogiq vlerëson se autoritetet në Serbi kanë arsye për të refuzuar kërkesën për ekstradim nga kushdo që kërkon ekstradimin e Radoiçiqit. Përveç kësaj, Serbia nuk e njeh drejtësinë e Kosovës, kështu që ai nuk mund të ekstradohet pa marrë parasysh faktin se UNMIK-u dhe Interpoli janë të përfshirë.
“Megjithatë, rrethi rreth Radoiçiqit po ngushtohet dhe ka mundësi që ai të arrestohet”, përfundon Gogiq.
Edhe presidenti i “Srpski opstanka” nga Kosova, Aleksandër Arsenijeviq shpjegon për Danas se pse nuk duhet të presim ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë.
Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje ekstradimi
“Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje ekstradimi. Përveç kësaj, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe është e pamundur të pritet ndonjë ekstradim. Nëse gjykatat e UNMIK-ut do të ishin në fuqi, atëherë situata me siguri do të ishte ndryshe”, thotë Arsenijeviq.
Ai shton se sa i përket urdhrave të Interpolit, është një mesazh i fortë, por ka të bëjë me anëtarët e Interpolit që e kanë njohur Kosovën, apo kanë lidhje të forta politike me Kosovën.