Me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB është pranuar si provë materiale në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e këtyre provave, Keohe kërkoi që të pranohet edhe rregullorja e UNMIK-ut ‘1991, raporton BetimipërDrejtësi.
“Në këtë pikën 1.1 mund ta lexoj i gjithë autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv sa i takon Kosovës përfshirë dhe administrimin e gjyqësorit ngarkohet UNMIK-ut dhe ushtrohet nga përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm… këtu bëhet qarët se sa i takon administrimit të kompetencave legjislative dhe ekzekutive i ngarkohen përfaqësuesit të posaçëm”, tha Keohe sa i përket kësaj rregullore.