Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën si Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024, përcjell InLajmi.
Rama tha se ky titull është dëshmia e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe transformimin dhe se na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive.
Kryetari tutje u shpreh se ky titull është katalizator që na nevojitet për ta kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme të ndritshme dhe të shëndetëshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Njoftimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Prej Brukselit së bashku me Kianën dhe Granitin, jam i lumtur ta ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallur Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024.
Ky titull është dëshmia e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe transformimin.
Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investimeve në infrastrukturë sportive.
Unë besoj fuqimisht se ky titull është katalizator që na nevojitet për ta kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme të ndritshme dhe të shëndetëshme dhe më gjithëpërfshirëse për qytetin tonë si dhe përshpejtim i përgaditjeve për Olimpiadën Mediterane me Prishtinën nikoqire në vitin 2030 tha gëzojmë të gjithë së bashku. /InLajmi/