Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë ka hapur dyert për vizitorët, përcjell InLajmi.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai u shpreh se ky muze është një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.
Në këtë muze janë 5 pavione ku ekspozohet materiale nëpërmjet teknologjive më bashkëkohore.
Materialet datojnë që nga periudha e Ilirisë e deri në ditët e sotme.
Postimi i tij i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë /InLajmi/